Papa Françesku shtyn vizitën në Liban për arsye shëndetësore

Papa Françesku ka shtyrë vizitën e tij në Liban për arsye shëndetësore.

Vizita ishte planifikuar për në qershor, sipas ministrit libanez të Turizmit, Walid Nassar.

Sipas tij, “Libani mori një letër nga Vatikani që e informonte zyrtarisht për vendimin për të shtyrë vizitën e planifikuar të papës në Liban”, duke vënë në dukje se shtyrja e udhëtimit të kreut të Kishës Katolike Romake është për “arsye shëndetësore “.

Papa vuan së fundmi nga dhimbje akute në gju dhe javën e kaluar përdori për herë të parë një karrige me rrota në publik.

Go to TOP