Paniku nga tërmeti/ Qytetarët dalin te sheshi në Tiranë se aty nuk ka kulla

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri, kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Në Tiranë qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë marrë makinat dhe disa prej tyre janë drejtuar tek sheshi “Nënë Tereza”.

Kjo pasi sheshi “Nënë Tereza” është një zonë e sigurt për shkak se nuk ka ndërtesa të larta rreth e përqark, shkruan gazeta Panorama.

Go to TOP