Pamje: Ukraina angazhon mijëra të rinj civilë në ushtrime ushtarake

Mijëra civilë të rinj, duke filluar nga studentët e veterinarisë deri tek arkitektët, janë rekrutuar në ushtrinë rezervë të Ukrainës dhe janë trajnuar për ushtrime, kur frika për pushtim të mundshëm nga Rusia është shtuar.

Djem e vajza të reja, disa edhe të moshës 21-vjeçare, morën pjesë në trajnimin e njësisë “Mbrojtja Territoriale e Kievit” gjatë fundjavës në një pyll të mbuluar me borë në kryeqytet.

Foto: Getty Images

Shumë civilë në mbarë vendin janë paraqitur për programe të ngjashme të ushtrimeve për t’i marrë shkathtësitë themelore luftarake, shkruan Daily Mail.

Foto: Getty Images

Në mesin e civilëve që morën pjesë në ushtrime me ushtarët ukrainas ishte edhe Taniana, 21-vjeçare, studente e veterinarisë.

Foto: Getty Images

Aty ishte edhe Antoni, 32-vjeçar, gazetar, i cili gjatë ushtrimeve ka mbajtur një armë të plastikës. Në ushtrime u simulua kundërpërgjigjja ndaj një sulmi rus.

Foto: Getty Images

“Unë besoj se secili person në këtë vend duhet të dijë se çfarë të bëjë, nëse armiku e pushton këtë shtet”, tha Danil Larin, student 19-vjeçar që mori pjesë në ushtrime.

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Go to TOP