Pamje apokaliptike pas tërmetit në Marok, thuajse gjysma e një fshati zhduket nën rrënoja

Në fshatin Tafeghaghte të Marokut, është konfirmuar se kanë vdekur 90 persona, rreth gjysma e fshatit dhe shumë të tjerë janë të zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin.

Në një video të transmetuar nga BBC, shfaqen pamjet e fshatit që është kthyer në një shkretëtirë, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të dëgjojnë zëra nga të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja.

Megjithatë shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar po zbehet, duke marrë në konsideratë shembjen e ndërtesave që nuk janë projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti të tillë.

Go to TOP