Pal Lekaj: S’bëhemi pjesë e kësaj qeverie

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj ka folur rreth drejtimit të vendit nga ana e qeverisë aktuale.

Ai hodhi kritika në drejtim të ekzekutivit, duke dhënë fjalën se asnëherë nuk do të bëhen pjesë e tij.

Madje, ai pohoi se vendimet i merr Kurti, ose “Baba”, siç iu referua kryeministrit të Republikës.

Sipas ligjvënësit nga radhët e AAK-së, kush kundërshton në qeveri, ia bëjnë punën për të dalë nga aty.

“Nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie. Në asnjë rrethane. Më mbaj për fjale. E dini që shumica, diku 80% prej tyre, pa ju thënë ‘baba’ nuk marrin vendime krye në vete. E marrin komandën dhe ashtu shkon. Kush kundërshton ia bëjnë punën me dal prej atyre”, shtoi ai.

Go to TOP