Pagat e zyrtarëve publik (Sistemi i Drejtësisë)!

Shkruan: Naza KRASNIQI

Që 23 vite pas luftës, Kosova ende nuk ka ligj për paga për zyrtarët publik.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2020 ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,  Ligji për Pagat në Sektorin Publik nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën!

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese theksohet: Në rast të ligj bërjes së re në këtë fushë, qeveria në cilësinë e propozuesit dhe kuvendi në cilësi të votuesit të ligjeve, janë të obliguar që të marrin parasysh parimet e theksuara në këtë akt.

Andaj mungesa e Ligjit për paga ka krijuar hapësirë që me buxhetin e shtetit për Pagat dhe mëditjet e zyrtarëve publik shpenzoheshin sipas dëshirave dhe vullnetit me disa norma dytësore dhe kjo formë e pagesës pasqyronte diferencat e larta për punë dhe paga të njëjta në sektorin publik dhe pakënaqësi të larta të zyrtarëve publik, dukuri që ishte prej pas luftës dhe këndej.

Mungesa e ligji të pagave ka krijuar hapësirë për keqpërdorimin e parasë publike dhe rritjen e pagës pa kritere, siç ka ndodhur deri më tani, që është keqpërdorur buxheti i Kosovës së varfër, dhe kjo ka bërë që në disa institucione publike pagat të rriten pa asnjë analizë të qartë dhe të argumentueshme me shuma marramendëse dhe të paparashikushme që i ka tejkaluar të gjitha shtetet e rajonit sa i përket pagave të larta për disa zyrtar publik.(sistemi gjyqësor)

Në vitin 2017 kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj, patë vendosur që me vendim qeveritar të rrisë pagat e kabinetit qeveritar dhe sistemit gjyqësor pa e ditur se pagat e kryeministrit lidhen drejtpërdrejtë me pagat e gjyqtarëve, e për me qenë më transparente do ta citoj nenin 35 LIGJI Nr. 06/L – 054 PËR GJYKATAT.

Paga dhe kompensimi gjyqësor:

1.Gjatë mandatit të tyre në detyrë gjyqtarët do të pranojnë pagat;

1.1.Kryetari i Gjykatës Supreme do të pranoj një pagë jo më pak se ajo e Kryeministrit të Republikës së Kosovës;

1.2. Gjyqtari i Gjykatës Supreme do të pranoj pagën në shkallë prej nëntëdhjetë përqind (90%) të pagës së Kryetarit të Gjykatës Supreme;

1.3. Kryetari i Gjykatës së Apelit do të pranoj një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës;

1.4. Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit do të pranojnë një pagë ekuivalente prej nëntëdhjetë përqind (90%) të Kryetarit të Gjykatës së Apelit;

1.5. kryetari i Gjykatës Themelore do të pranoj një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit;

1.6. Gjyqtari mbikëqyrës i një dege të Gjykatës themelore do të pranoj një pagë ekuivalente me nëntëdhjetëpesë përqind (95%) të Kryetarit të Gjykatës Themelore;

1.7. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Themelore do të pranojnë një pagë ekuivalente prej tetëdhjetë përqind (80%) të Kryetarit të Gjykatës Themelore.

-Shtrohet pyetja a është shkelje e ligjit a e

 vendimit? Pa pas nevojë të analizohet është shkelje e ligjit, sepse vendimi duhet të jetë në përputhje me ligjin e jo ligji përputhje me vendimin. Sipas vendimit të vitit 2017 kryetari i gjykatës supreme e ka pagën mbi 2,400.00€ ndërsa, kryeministri 1,600.00€URO, në bazë të ligjit edhe kryetari i gjykatës supreme duhet ta ketë pagën e kryeministrit.

Veç në Kosovë ndodh që 20 vite një gjykatës të ketë pagën më të lartë se pozita më e lartë ekzekutive në vend. Pagat astronomike për pozita të ndryshme në nivelin e zyrtarëve publik është për keqardhje.

Por, Kosova nuk guxon ta lejoj edhe me tutje këtë dallim në paga për zyrtarët publik, sepse është e qartë se lartësia e pagës përcaktohet në bazë të zhvillimit ekonomik e jo rritjes sipas dëshirave të institucioneve dhe atij “parimit” të dëgjuar shpesh në publik se nuk bon të preken pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve se preket pavarësia e tyre, e sipas këtij “parimi” doktori (mjeku) operimin dhe kontrollin nuk duhet ta bëj në mënyrën profesionale ndaj pacientit, sepse rroga e doktorit për momentin është 560€, pagë që është cenuar dinjiteti pavarësia dhe profesionalizim …?

 Jo, jo pavarësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve preket kur cenohet ndërhyrja në kompetencat e tyre kushtetuese jo në paga astronomike që u kanë lakmi edhe sistemet e drejtësisë të disa shteteve që janë pjesë e Evropës, përderisa ekonomia është më e ulëta në rajon.

Një ligj për paga do të ndikonte në një administratë të reformuar, duke zbatuar parimin i ligjshmërisë, parimin e transparencës, parimin e parashikueshmërisë – ku niveli i pagës, i përcaktuar sipas ligjit për paga, nuk mund të ulet, përveç në një situatë të jashtëzakonshme të vështirësive financiare dhe vetëm në bazë të ligjit.

Unë personalisht jam që pagat të rriten sa më të larta për të gjithë dhe të mos ketë nevojë për ulje të pagave për asnjë zyrtarë, por duhet ta kuptojmë se pagat rriten sipas rritjes ekonomike dhe gjithsesi nivelim të pagës në disa sektor apo edhe ndërmarrje publike

Paga e njëjtë për punë të njëjtë!

Go to TOP