Pacollit s’i lejohet kandidimi, Haradinaj: E inkurajoj t’i ndjek rrugët ligjore

Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, ka shprehur keqardhje për Selim Pacollin, pasi këtij të fundit iu ndalua kandidimi për kryetar komune

“Lajmin për ndalesën e kandidimit të Selim Pacollit për Prishtinën e kam pranuar me keqardhje. Z. Pacolli, si nënkryetar i Komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike.“

Tutje Haradinaj ka inkurajuar Pacollin që t’i ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet.

“E inkurajoj Z. Pacollin që t’i ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet dhe të respektojë vendimet e gjyqësorit.”

“Sido që të jetë verdikti, pa paragjykuar, roli i Z. Pacollit për Prishtinën në këtë garë ka qenë dhe është pozitiv dhe civil”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Go to TOP