Osmani viziton Odën e Shefki Grashticës: Mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës
Kandidatja për presidente nga LDK dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka vizituar Odën e Shefki Grashticës, duke u takuar me qytetarët që ajo i përshkroi si “zemrën e Prishtinës”.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani tha se gra e burra të ndershëm, punëtorë dhe të palodhur, mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën.
“Në Odën e Shefki Grashticës, mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës. Gra e burra të ndershëm, punëtorë e të palodhur, që me djersën e tyre mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën. Energjia, besimi dhe mbështetja juaj janë forca më e madhe për të ecur përpara. Prishtina nuk ndalet kurrë”, shkroi Osmani.
