Osmani takon përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog: Njohja e ndërsjellë mbetet synimi kryesor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. 

Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë. /Kosova.info/


Go to TOP