Osmani takon kongresmenin Mike Turner
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur në takim kongresmenin, Mike Turner.
Turner është kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shërbimet e Inteligjencës.
Takimi në mes Osmanit dhe Turner është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Nga Presidenca është bërë të ditur se pas takimit nuk do të ketë deklarime për media.
