Djegia e Muzeut të muzikës në Gjakovë, Çeku: Krim, përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

Hajrullah Çeku, Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka reaguar pas djegies së Muzeut të muzikës në Gjakovë.

Ai ka deklaruar se u bë krim mbrëmë ndaj trashëgimisë kulturore dhe se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Çeku ka thënë se ndërtesa e muzeut do të restaurohet dhe dha zotim se Muzeun e Muzikës do ta funksionalizojnë.

“Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka shkruar ai.

Go to TOP