Osmani takon këshilltarët e Bidenit për çështje të sigurisë, flasin për rolin jetik të ShBA-së në ruajtjen e paqes

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter – Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter – Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP