Osmani takon Hovenierin, bisedojnë për zgjedhjet në veri dhe për KiE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt Ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani dhe Hovenier “diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”.

Go to TOP