Osmani pret në takim kryeparlamentaren sllovene

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Paraprakisht, Klakoçar Zupançiq është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Pas Osmanit, kryeparlamentarja e Sllovenisë do të mirëpritet edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Go to TOP