Osmani nga Gjilani: Gratë janë shtylla e shtetit dhe burim i zhvillimit shoqëror
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nisur ditën me një takim frymëzues me gra nga Gjilani, në ambientet e restorantit “Nanat”, një biznes i udhëhequr nga dy gra sipërmarrëse, Qëndresa dhe Liria.
Gjatë bashkëbisedimit, Osmani theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave reale me të cilat përballen gratë çdo ditë duke vënë në pah nevojën për më shumë hapësira ku ato mund të mbështesin njëra-tjetrën me besim, solidaritet dhe kurajë.
Ajo vlerësoi rolin e grave dhe nënave shqiptare si shtyllë e familjes dhe e shtetit duke i cilësuar ato si burim force, qëndrueshmërie dhe zhvillimi shoqëror.
Presidentja gjithashtu veçoi kontributin e grave të Gjilanit, të cilat, sipas saj, historikisht kanë dëshmuar dinjitet, mençuri dhe rol të rëndësishëm në çdo etapë të historisë së vendit. /Kosova.info/
