Osmani në ShBA takohet me Kryeministrin e Bahamas
Osmani në ShBA takohet me Kryeministrin e Bahamas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, në ShBA.
Në këtë takim, Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe me Bahamas, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të dyja shtetet dhe qytetarët e tyre.
E plotë
Takim përmbajtësor me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.
Shpreha përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për t’i zhvilluar tutje marrëdhëniet dypalëshe me Bahamas si hap i rëndësishëm për shtetet tona dhe qytetarët tanë.
