Osmani në Katar: Të rinjtë tanë po kontribuojnë në fuqizimin e sektorit ICT

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me disa të rinj nga Kosova është duke qëndruar në Doha të Katarit.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së bashku me të rinjtë nga Kosova janë duke mundësuar lidhje për ICT-në.

“Fuqizim, lidhje dhe mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së nga vendi ynë, në WEB SUMMIT në Doha, Katar. Jemi bashkë me kompanitë e ICT-së dhe të rinjtë nga Kosova të cilët i kemi ftuar të jenë pjesë e delegacionit tonë për herë të dytë në këta tre muaj”, shkruan Osmani në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP