Bilanci i Kosovës në ndeshjet e muajit shkurt, në nëntor dy sfidat e radhës

Bilanci i Kosovës për ndeshjet e shkurtit ishte një fitore e një humbje.

Dardanët mundën Irlandën 83:76 dhe pësuan nga Azerbajxhani 88:77.

Edhe Azerbajxhani ka një fitore e një humbje, kurse lidere është Zvicra me dy fitore (ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës), kurse e fundit është Irlanda me dy humbje.

Ndeshjet e ardhshme për Kosovën do të jenë në udhëtim, kundër Zvicrës e Irlandës në muajin nëntor, derisa kampanjën për Rrethin e Parë Parakualifikues Evropian për Kupën e Botës 2027 e mbyll në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

Go to TOP