Osmani në Ditën Botërore të Sindromës Down: Secili person meriton të vlerësohet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi me fëmijë me sindromën down, në llogaritë e saj në rrjete sociale.
Përmes saj, e para e shtetit tha se secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë.
“Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin tonë për gjithpërfshirje dhe mbështetje për personat me sindromën Down. Secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë”, ka shkruar Osmani.
