Osmani: Mos i mbyllini dyert për refugjatët – të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar kohën kur ishte intervistuar si refugjate nga gazeta britanike “The Guardian”, 22 vite më parë.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ka kërkuar që njerëzit të mos i mbyllin dyert për refugjatët.

“22 vjet më parë u intervistova nga prestigjiozja britanike “The Guardian”,  si refugjate. 22 vjet më pas, si President i një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë. #Dita Botërore e Refugjatëve”, shkruan Osmani.

20 Qershori shënon Ditën Botërore të Refugjatëve themeluar nga Kombet e Bashkuara. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.

Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

Kjo ditë është një mundësi për të gjithë për të provuar, kuptuar dhe festuar larminë e pasur të komuniteteve të refugjatëve. Ngjarje të tilla si teatër, vallëzim, filma dhe muzikë synojnë të lejojnë organizatat e komunitetit të refugjatëve, organizatat vullnetare dhe ligjore, këshillat lokale dhe shkollat të organizojnë ngjarje gjatë javës në mënyrë që të nderojnë kauzën.

Dita Botërore e Refugjatëve festohet gjithashtu përmes Javës Botërore të Refugjatëve dhe është krijuar për të siguruar një shans të rëndësishëm për azilkërkuesit dhe refugjatët që të shihen, dëgjohen dhe vlerësohen nga komuniteti ku ata jetojnë.

Go to TOP