Osmani: Kosova e ftuar speciale në Samitin ShBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin ShBA-Afrikë që po mbahet në Dallas të Teksasit, për t`i thelluar raportet me ShBA-të dhe me shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.

“Në diskutime me presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga: Botswana, Cape Verde, Angola, Sierra Leone, Nigeria, Mauritania, Lesoto, Liberia, Malawi e përfaqësues të tjerë, folëm për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve në shumë fusha të interesit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP