Osmani komenton suksesin e jashtëzakonshëm të “Zgjoit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar suksesin e jashtëzakonshëm të filmit “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit.

“Zgjoi” është futur zyrtarisht në listën e ngushtë për “Oscars” në kategorinë e filmave të huajë.

“Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave”, ka shkruar Osmani në Facebook.


Go to TOP