Osmani ka arritur në bazilikën ‘Shën Pjetri’ në Vatikan

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan. Ajo po kryeson delegacionin e Republikës së Kosovës në ceremoninë mortore për Papë Fraçeskun.

Ndryshe sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan po zhvillohet ceremonia mortore për Papa Françeskun, në ceremoninë mortore po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ati i Shenjtë ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, që përfshinte një infeksion respirator dhe komplikime kardiake. /Kosova.info/


Go to TOP