Osmani: Fitorja e Sandu në zgjedhje, dëshmi e demokracisë së moldavëve

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha fitorja e merituar dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav.

“E dashur Maia Sandu, fitorja juaj e merituar dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme të Rusisë dhe përfaqësuesve të saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë”, ka shkruar ajo në ‘X’. /Kosova.info/


Go to TOP