Osmani e pret në takim Escobarin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi është duke u mbajtur në kabinetin e presidentes.

Në këtë takim është i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pas këtij takimi, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti duke filluar në orën 16:30.

Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë kur veriu i Kosovës gjendet i tensionuar.

Grupet kriminale në katër komunat veriore me shumicë serbe kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada dhe kanë ndërmarrë një mori aktivitetesh kundër autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

Go to TOP