Osmani, e ftuar speciale në ngjarjen e Clinton Global Initiative në Bullgari

Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative. 

Në një bashkëbisedë në kuadër të ngjarjes kryesore, Presidentja Osmani dhe ish-Sekretarja e Shtetit Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive. 

Presidentja Osmani do të marrë pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile. 

Ndërkohë, në kuadër të vizitës njëditore, Presidentja Osmani pritet të takohet edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. 

Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish Presidenti i ShBA-ve, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve nga anë e mbanë botës me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve konkrete për sfida globale. /Kosova.info/

Go to TOP