Vrasje në tentativë në Prizren

Sonte rreth orës 19:45, stacioni policor në Prizren ka pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së informatës policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A. i lindur më 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit.

Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhet fjalë për personin B.U.

Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe është jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren.

Rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin e viktimës.

Rastin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale Vesel Gashi.

Sipas Gashit, njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren.

Go to TOP