Osasuna i jep leksion Barcelonës

Barcelona ka pësuar humbje ndaj Osasunës në udhëtim me rezultat 4-2 në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo ishte humbja e parë e blaugranasve këtë sezon pasi deri më tani kishin rekord qind për qind të fitoreve.

Vendasit në harkun e dhjetë minutave arritën që të shënojnë dy gola.

Ante Budimir (18′) shënoi për rezultatin 1-0 ndërsa Bryan Zaragoza (28′) realizoi për 2-0.

Në pjesën e dytë Barcelona ia doli ta gjejë rrugën e golit dhe këtë e bëri përmes Pau Victor (53′) për 2-1.

Sidoqoftë, Osasuna iu kundëpërgjigj duke realizuar edhe dy herë të tjera me Ante Budimir (73′) dhe Abel Bretones (85′).

Lamine Yamal e gjeti golin në minutën e 89-të duke shënuar për rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në vendin e parë me 21 pikë, por rivali Real Madridi nesër mund ta ngushtojë në vetëm një pikë diferencën me blaugranasit nëse nesër (e diel) fiton derbin ndaj Atletico Madridit.


Go to TOP