Organizohet turneu memorial ”Adem Jashari” për Senior

FPPK në bashkëpunim me klubet nga Skendera,j me 3 mars duke filluar nga ora 10 00, në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj do të organizojnë Turneu Memorial ‘Adem Jashari’ https://maps.app.goo.gl/qvJfi2Q7NyFqNxPk7 

“Paraqitjen e lojtarëve duhet ta boni deri të mërkurën me 28 shkurt në ora 16:00. 

Shorti do të hidhet të enjten me 29 shkurt online, dhe personat e interesuar mund të marrin pjese. 

Turneu është paraparë të jetë i hapur dhe të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë lojtarët e moshës mbi 14 vjeçare (të lindura në ose para vitit 2010).

Vërejtjeje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsiderate”, thuhet në komunikatën për media të FPPK-së. /Kosova.info/

Go to TOP