Organizohet seminari për ngritjen e kapaciteteve të FPPK-së

U mbajt seminari për ngritjen e kapaciteteve të FPPK-së. Ligjërues në seminar ishte eksperti ligjor, z. Jeton Oruçi, i cili ndau njohuritë dhe përvojën e tij me pjesëmarrësit, duke ofruar udhëzime të vlefshme për ndryshimet në ligjin e ri të sportit dhe mënyrën si duhet të bëhen harmonizimet nga federata e klubet.

Ky aktivitet tërhoqi interes të madh nga pjesëmarrësit, duke dëshmuar rëndësinë e temave të trajtuara. /Kosova.info/


Go to TOP