Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21

Me 10 mars në sallën e pingpongut të Pallatit të rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 10.00, është paraparë të organizohen Kampionati Individual i Kosovës për U21.

Kampionati Individual i Kosovës për U21 do të zhvillohet vetëm për kategorinë individuale.

Sipas rregullores për sistemin e garave të drejtë paraqitje për këtë grup moshë kanë lojtarët e moshës 12 deri 21 vjeçare, (të lindur në periudhën 01/01/2003 deri 31/12/2012).

Paraqitjen e lojtarëve të klubit tuaj duhet ta bëni deri të mërkurën me 6 mars në ora 16:00 vetëm në email [email protected]  

Paraqitjen e lojtarëve luteni ta bëni sipas renditjes alfabetike.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Shorti do te hidhet të mërkurën me 6 mars përmes platformës zoom. /Kosova.info/

Go to TOP