Bien Facebook, Instagram e Threads

Shumë përdorues nga e mbarë bota po kanë probleme të qasen në llogaritë e tyre në Facebook dhe Instagram.

Përdoruesit thonë se pavarësisht se po tentojnë të qasen duke e shkruar fjalëkalimin e tyre, ata assesi nuk po mund të qasen.

Raportohet se problem të ngjashme janë shfaqur në Instagram dhe Messenger, duke mos “shpëtuar” as Threads.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të këtij problemi, por përdoruesit e probleme të shumta janë raportuar në faqen Downdetector.

Nga Meta akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë problem që ka prekur miliona përdorues nga e mbarë bota. /Kosova.info/

Go to TOP