Organizohet java e gjashtë e kampionatit ekipor në ligat e parë (M & F) dhe liga e dytë M

Këtë fundjavë, në tri qytete të ndryshme të Kosovës, pritet të zhvillohen xhirot e javës së gjashtë të kampionatit ekipor në Ligën e parë për meshkuj dhe femra, si dhe Liga e dytë për meshkuj.

Në ditën e diel, më datë 24 shtator, nga ora 10:00, në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, do të organizohen ndeshjet e xhirove 10 dhe 11 të Ligës së Parë për meshkuj, si dhe xhirot 8 dhe 9 të Ligës së Dyte për meshkuj në grupin (A).

Në qytetin e Pejës, po ashtu në ora 10:00, do të nisin ndeshjet e xhirove 10 dhe 11 për Ligën e Parë të femrave dhe Ligën e Dyte për meshkuj në grupin (B).

Në kryeqytet, do të organizohen ndeshjet e Ligës së Dyte për meshkuj në grupin (C). Kjo fundjavë premton emocione të forta dhe rivalitet të pasur mes skuadrave të ndryshme.

Orari i ndeshjeve: 

https://www.fppk.com/sq/orari-i-garave-ekipore/
Go to TOP