Opozita paralajmëron seancë të jashtëzakonshme që të debatohet për rritjen e çmimit të rrymës

Opozita tok kanë kërkuar që të ketë debat parlamentar mbi çështjen e rritjes së çmimit të tarifave të energjisë elektrike pasi të kalohen 800 kW konsum. Ky vendim u mor gjatë ditës së sotme nga Zyra e Rregullorit për Energji.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të ketë debat parlamentar, mirëpo me të hedhur në votim, propozimi ka rënë poshtë. Kjo, pasi që deputetët e VV-së kanë abstenuar të votojnë.

Kësisoj, sallën e kanë lëshuar deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Madje, PDK-ja ka ftuar konferencë urgjente për këtë.

Pas largimit nga salla, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se do të ftojë konferencë të jashtëzakonshme që të diskutohet çështja e rritjes së çmimeve të rrymës.

“Po shihet që është ba temë diskutimi çështja që ngriti kryetarja e GP-së së VV-së rreth komenteve të AAK-së sa i përket rrymës. Duhet të ritheksoj se komentet tona i kemi çu me kohë. Si AAK do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për ta rikthy temën e ngritjes së çmimit të rrymës”, ka deklaruar ai.

Go to TOP