Opozita hyn me pankarta në Kuvend: “Voto Trustin”

Deputetët e opozitës në seancën e sotme plenare kanë shkuar me pankarta në duar me mbishkrimin “Voto Trustin”, një thirrje drejtuar deputetëve të pozitës.

Pankartat u vendosën në ulësen e kryeministrit Albin Kurti, i cili s’është në seancë meqë gjendet në Zvicër, si dhe në ulëset e ministrave të tjerë.

Trusti është kundërshtuar nga ministri i Financave Hekuran Murati, i cili madje ka kritikuar Qeverinë Hoti që ka lejuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Go to TOP