Operacion për menaxhimin e qenve endacakë në Prishtinë – edhe 7 qen të strehuar
Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë ka vazhduar sot aksionin e kapjes dhe trajtimit të qenve në qendër të qytetit duke mbuluar disa zona kryesore, përfshirë rrugën “Ndue Përlleshi”, Dardaninë dhe sheshet kryesore.
Gjatë këtij operacioni, 7 qen endacakë janë kapur dhe transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe kujdes të mëtejshëm. Kapja është realizuar pa incidente duke u bazuar në planin e menaxhimit të miratuar nga autoritetet.
Shpërndarja sipas zonave: rruga “Ndue Përlleshi” – 5 qen dhe sheshet kryesore – 2 qen.
Ky aksion synon të përmirësojë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, ndërsa trajtimi i qenve do të bëhet sipas standardeve të përcaktuara nga institucionet përkatëse. Operacionet e menaxhimit të qenve endacakë do të vazhdojnë në ditët në vijim në pjesë të tjera të qytetit. /Kosova.info/
