Operacion i madh i Policisë dhe Prokurorisë bashkë me zyrtarë nga Gjermania, arrestohen 20 persona – sekuestrohen mbi 120 mijë euro, vetura…

20 persona janë arrestuar pas një aksioni që ka kryer dje në 14 lokacione Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.

Në komunikatën e përbashkët që kanë lëshuar këto dy institucione, thuhet se në zbatimin e këtij plani, kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policore, si edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 120 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, janë ngrirë mjetet financiare nëpër banka në Kosovë si dhe prona të paluajtshme, rreth 30 kompjuterë, rreth 30 telefona, pajisje memorizuese dhe dokumente dhe prova të tjera relevante për rastin.

“Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP