Operacion i befasishëm i policisë, në pranga dy të dyshuar për vjedhje
Dy të dyshuar për vjedhje kanë përfunduar në prangat e policisë këtë të enjte, gjatë një aksioni të befasishëm të policisë të rajonit të Prishtinës.
Ata dyshohet për disa raste vjedhjesh të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur. Ndërkohë, që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me Prokurorin e Shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin policor. /Kosova.info/
