Organizohet kampionati individual i Kosovës për veteranë

Me datën 26.06.2022 në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj është paraparë të organizohet kampionati individual i Kosovës për veteranë.

Kampionati do të organizohet për këto kategori:

· 40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)

· 50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)

· 60 – 65 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)

· 66 – 70 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)

· mbi 71 vjeçar (të lindur në vitin 1951 ose përpara)

· Çifte (Double)

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën më 22 qershor në ora 16:00 në emailin [email protected]

Shorti do të hidhet para fillimit të garave. /Kosova.info/

Go to TOP