Orari dhe çiftet në Superligën A, femrat – xhiroja e dytë

Superliga A, në konkurrencën e femrave, rikthehet me takimet e xhiros së dytë, të cilat zhvillohen të gjitha të dielën.

Kampioni në fuqi, Drita pritet të ketë punë të lehtë kundër një Feronikeli që përbëhet kryesisht nga lojtare të reja. “Intelektualet” në xhiron e parë kishin mposhtur M. Technologien me rezultat 3-0.

Një përballje tejet interesante pritet të jetë ajo mes Skenderat dhe Fushë Kosovës, me të dy ekipet që vijnë nga fitoret në javën e parë.  

Takimi tjetër luhet mes M. Technologie dhe Fer Volley. Të dy këto skuadra janë në kërkim të fitores së parë pas disfatave nga Drita respektivisht Fushë Kosova, në xhiron paraprake.

Çiftet dhe oraret e plota në Superligën A, femrat:

Go to TOP