Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviqit dhe malazezëve për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, si dhe familjes së të ndjerëve për tragjedinë në Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 11 persona dhe 6 të tjerë të plagosur.
Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi, si dhe ka uruar shërim të shpejt të të lënduarve.

“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. I dërgoj ngushëllimet më të sinqerta presidentit Gjukanoviq, familjes që humbën më të dashurit të shpejt dhe uroj shërim të shpejt për të lënduarit. Ne qëndrojmë me popullin malazez në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.

Në këtë tragjedi që ndodhi në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, të vrarë mbetën 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë malazeze.

Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë, raporton TVCG.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Go to TOP