Olluri tallet me reagimin e Berishajt: Sllovenia paska shumë mediume të lidhuna me PAN-in

Gazetari, Parim Olluri, ka ironizuar me reagimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj raportimeve të mediave sllovene për një skandal financiar ku raportohet të jetë i përfshirë edhe vet Berishaj.

Olluri, përmes një postimi në Facebook, në formë ironike ka thënë se në Slloveni ka shumë mediume të lidhura me PAN-in, duke shtuar, përsëri me ironi, se këto media po merren me budallallëqe, në kohën kur po zhvillohet lufta në Ukrainë.

“Sllovenia paska shume mediume te lidhuna me PAN’in. Ne kohen e luftes ne Ukraine po merren tane kohen me budallalleqe kunder Martin Berishajt, shokut te Albin Kurtit. Mediat sllovene duhet me dite qe me 14 shkurt k ndodh dicka ne Kosove. U mbyll kapitulli i ryshfeteve”, ka thënë Olluri. 

Go to TOP