Oklahoma City Thunder një hap larg finales së NBA-së
Oklahoma City Thunder është vetëm një fitore larg finales së madhe në NBA, pasi triumfoi ndaj San Antonio Spurs me rezultat 127-114 në ndeshjen e pestë të serisë së play-off-it.
Skuadra nga Oklahoma tashmë udhëheq 3-2 në seri dhe ka marrë kontrollin e përballjes, duke iu afruar finales së kampionatit amerikan të basketbollit.
Lideri i Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, zhvilloi tjetër paraqitje të jashtëzakonshme me 32 pikë të realizuara, duke qenë vendimtar në suksesin e ekipit të tij. Mbështetje të madhe dha edhe Alex Caruso me 22 pikë, ndërsa McCain kontribuoi me 20 të tjera.
Në anën tjetër, Victor Wembanyama nuk arriti të ketë ndikimin e zakonshëm për Spurs, duke e mbyllur sfidën me 20 pikë, në një mbrëmje ku skuadra teksane hasi vështirësi për ta ndalur ofensivën e Thunder.
Ndeshja e gjashtë e serisë do të zhvillohet të premten në San Antonio, aty ku Spurs do të kërkojnë barazimin e serisë dhe shmangien e eliminimit.
Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e madhe të NBA-së, ku e pret New York Knicks.
