Kosova dhe Turqia me mundësi të madhe bashkëpunimi
Nënkryetari i AKB-ës, Suat Berisha, u prit nga Kryetari í Odës Tregtare të Izmirit, z. Selami Özpoyraz.
Nënkryetari Berisha, i informoi për progresin që ka bërë Kosova në avancimin e kushteve të bërit biznes si dhe prezantoj mundësitë që i ofron Kosova, në ato sektore në të cilat mund të bashkëpunohet me bizneset e Izmirit dhe Kosovës, duke potencuar resurset e mëdha në energji, sektorin e teknologjisë informative, sektorin e industrisë së lehtë, sektorin agrar dhe në fushën edukimit.
“U shkëmbyen edhe të dhënat statistikore mbi këmbimin tregtar në mes të Kosovës dhe Izmirit, i cili është i pafavorshëm për Kosovën, nga të cilat del se Kosova importon nga Izmiri 23 mil. euro, ndërsa eksporton vetë 3 mil. euro, ndërsa bashkëpunimi i dy institucionet tona ka një zanafillë që nga viti 2014 dhe për këtë jemi mirënjohës”, tha Berisha.
Me këtë rast, z. Selami Özpoyraz- Kryetari i Odës Tregtare të Izmirit u zotua se shkëmbimet tregtare të favorshme për Kosovën, mund të përmirësohen dukshëm vetëm përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.
“Kemi kënaqësinë që te ju presim me një delegacion të AKB-ës së bashku me afaristë të ndryshëm të Kosovës, të na vizitoni neve si Odë Tregtare të Izmirit dhe bizneset tona me qëllim të rritjes së këtij bashkëpunimi, sidomos në fushën e energjisë nga thëngjilli, energjisë së ripërtrishme nga era dhe dielli, si dhe në fusha tjera industriale”, tha Özpoyraz.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi dhe të zhvillohen takimet edhe më tutje, të cilat do japin mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes bizneseve tona. /Kosova.info/
