Ohër: Shtatë persona janë helmuar nga klori në një pishinë
Shtatë persona, dy nga Ohri dhe pesë nga Shkupi, dy prej të cilëve të mitur, janë helmuar nga klori në pishinë të një hoteli të Ohrit.
Nga hulumtimet e para thuhet se ata kanë përdorur pishinën e mbyllur të hotelit dhe kanë shfaqur shenja të helmimit me klor.
Në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, janë dërguar katër persona, ndërsa tre në Spitalin e përgjithshëm në Strugë.
Tutje, bëhet e ditur se personat e helmuar janë jashtë rrezikut për jetën.
