Fortesa Orana, lufton për medaljen e bronztë në Maroko

Karateistja Fortesa Orana ka pasur paraqitje mjaft të mirë në kuadër të garës Premier Leauge Karate 1 që po zhvillohet në kryeqytetin e Marokos, Rabbat.

Garuesja kosovare në ditën e parë ka arritur dy fitore dhe një barazim që ia mundëson luftën ne repasazh për medaljen e bronztë, transmeton KlanKosova.tv.

Orana arriti fitore ndaj garueseve nga Japonia Ayumi Uekusa, teksa mposhti edhe kundërshtaren Pola Giorgetti. Në luftën e tretë barazoi 5:5 ndaj egjiptianes Okila Menna Shaaban.

Të dielën garuesja kosovare do të luftojë ndaj kundërshtares çeke Martiona Sachova dhe me fitore eventuale do të stoliset  me medaljen e bronztë.

Në këtë garë prestigjioze po marrin pjesë garuesit më të mirë të sportit të karatesë.

Go to TOP