Kosova

Kurti pas marrëveshjes me MCC-në: Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka folur rreth marrëveshjes së arritur me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Kurti vlerëson se vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje dhe se vlerat dhe qëllimet e përbashkëta i forcojnë ato.

“Dje, Qeveria jonë dhe ekipet e MCC-së përfunduan negociatat për një marrëveshje të propozuar të Kompaktit prej 236.7 milionë dollarësh, të përshtatura për të ndihmuar Kosovën drejt tranzicionit të saj energjetik dhe transformimit socio-ekonomik. Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta i forcojnë ato”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort