Objektet e bienales Manifesta, mbeten të shfrytëzueshme 

Gjallëria nis qysh në orën 10:00 të mëngjesit, kur bizneset nisin t’i hapin shtëpizat prej druri tek Tregu i Fundvitit.

E fluksi i qytetarëve që ia mësyjnë bulevardit “Xhorxh Bush”, për të kaluar një pjesë të kohës së tyre të shoqëruar nga miq e familjar, veçse nis të shtohet pas orës së drekës.

Këso atmosfere po synohet të jetë çdo ditë në Tregun e Fundvitit, që Komuna e Prishtinës e krijoi në prag të ndërrimit të moteve.

E për pronarët e shtëpizave prej druri, një aktivitet i tillë është dashur të bëhet më herët, njofton Klan Kosova.

Me t’u errësuar, njerëzit vetëm sa vijnë e shtohen. Të rinj, e të moshuar, pikëtakimi i tyre është aty.

Pije të freskëta por edhe të ngrohta, e shumë opsione tjera të ushqimit, janë zgjidhje për të gjithë ata që zgjedhin të kalojnë këndej pari.

Bulevardi “Xhorxh Bush” do të jetë i mbyllur së paku deri më 8 janar, kjo si datë zyrtare e dhënë nga komuna.

Go to TOP