Nxitin reagime biletat për finalen e Botërorit 2026, çmime të larta
Biletat për finalen e Kupa e Botës FIFA 2026 kanë dalë në shitje dhe kanë shkaktuar reagime të shumta për shkak të çmimeve shumë të larta.
Sipas FIFA, një biletë për finalen mund të kushtojë deri në 10 mijë e 990 dollarë, duke e bërë atë një nga biletat më të shtrenjta në historinë e futbollit.
Rritja e madhe e çmimeve ka ngritur diskutime mes tifozëve, pasi shumë prej tyre e kanë të vështirë të përballojnë këto kosto për të ndjekur nga afër ndeshjen më të madhe të futbollit botëror.
Ky çmim është shumë më i lartë krahasuar me premtimet fillestare të vendeve organizatore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, të cilat kishin deklaruar se çmimi maksimal për finalen do të ishte rreth 1 mijë e 550 dollarë.
Po ashtu, çmimet janë dukshëm më të larta se në Botërorin e kaluar në Katar në vitin 2022, ku bileta më e shtrenjtë për finalen kushtonte rreth 1 mijë e 604 dollarë.
