“Nuk do të më tretë dheu per Rorën ”/ U vra me thikë nga ish-bashkëshorti në Itali, flet mikesha e 37-vjeçares dhe prek më rrëfimin. Ja kush ishte pika e dobët e të ndjerës

Vrasja e çiftit shqiptar Vera Myrtaj dhe Flonino Mërkuri nga ish-bashkëshorti i Verës, Viron Karabollaj tronditi opinionin publik. Viron Karabollaj kreu krimin pasi nuk pranoi historinë e tyre të dashurisë, duke i vrarë me thikë dhe më pas mbyti veten me litar në vendin ku punonte.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe mikesha e Vera Myrtaj. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo ka treguar gjithashtu edhe marrëdhënien e veçantë të saj me mikeshën.

“Ia prezantuan. Në atë kohë djemtë ishin jashtë shtetit dhe siç e thoshte të gjithë refugjatët vijnë për të gjetur nuse. Veroni në atë kohë jetonte në Greqi. Vera i është bashkuar pas martese. Punonte aq shumë, në Greqi ishin pa letra. Një herë me kanë treguar se ishte pa punë.

“Ky djali që bëri atë që bëri i ka shkuar njëherë atje. Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur këtë periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër”, ka treguar ajo

Gjatë intervistës, ajo po ashtu ka treguar edhe për një aksident që Verës i kishte ndodhur në Itali.

“Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit.

Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej,- e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna psikologjike ka qenë e vazhdueshme, por edhe dhuna fizike.

Go to TOP